Tinitus (Zhurma në vesh)

Tinitus (Zhurma në vesh)

Tinitus

Tinitus është perceptimi subjektiv i një tingulli ose zhurme, në mungesë të një tingulli ose zhurme të jashtme reale, korresponduese. Tinitus nuk përfaqëson një sëmundje, por simptomën (shenjën) e një sëmundjeje.

Shkaqet
Më parë mendohej se tinitus (zhurma në vesh) shkaktohej nga një problem i furnizimit me gjak të veshit të brendshëm. Më pas, shkencëtarët zbuluan se ai nuk shfaqej në veshin e brendshëm, por në tru. Shkaqet e dëmtimit të përbërësve të nervit të dëgjimit janë të shumtë. Në varësi të dëmtimit, zhurma në vesh mund të jetë e përkohshme ose e qëndrueshme.

Në shfaqejen e tinitusit mund të ndikojnë situatat e mëposhtme:

  • Çrregullimet e veshit të mesëm, ku përfshihen: grumbullimi i dyllit, trupat e huaj, shpimi i membranës timpanike, inflamacioni i tubit të Eustakit, etj.
  • Çrregullimet e veshit të brendshëm, ku përfshihen: traumat e lidhura me dëgjimin (siç ndodh në rastin e diskotekave, kufjeve, udhëtimit me automjet me xhama të hapura), përdorimi i medikamenteve toksike.
  • Prania e stresit
  • Sëmundja Menier
  • Shurdhimi i papritur
  • Çrregullimet e dëgjimit të lidhura me moshën
  • Ngurtësimi i kanalit të veshit (otoskleroza)
  • Anomalitë e enëve të gjakut
  • Prania e tumoreve në rrugët e dëgjimit
  • Faktorët e jashtëm të lidhur me veshin, si problemet e apartatit lokomotor (nofulla, muskulatura e qafës, shtylla kurrizore), diabeti, presioni i gjakut shumë i lartë ose shumë i ulët (hipertensioni ose hipotensioni arterial).

Simptomat
Pacienti me tinitus (zhurmë në vesh) paraqet këto simptoma:

Tinguj ose zhurma të ndryshme, të tipit fishkëllima ose zukatje
Tingujt ose zhurmat mund të jenë të vazhdueshme, të ndërprera, të ndryshueshme, dhe me shpeshtësi të ndryshme.
Shpesh ankon për ulje të dëgjimit
Ndonjëherë pacienti paraqet marrje mendsh

Diagnoza
Diagnoza e tinitus (zhurmës në vesh) përcaktohet nga mjeku specialist otojatër (ORL- otorinolaringolog), i cili bazohet në:

  • Simptomat e pacientit dhe të dhënat e hollësishme rreth mënyrës dhe kohës së shfaqjes së tyre
  • Egzaminimin e hollësishëm me sy të lirë të qafës, hundës dhe të veshëve
  • Vlerësimin e saktë të shkallës së dëgjimit (audiometria)
  • Kontrollin e ekuilibrit
  • Përcaktimin e aftësisë së maskimit të zhurmës: pacienti dëgjon tinguj të ndryshëm dhe tregon kur ai nuk e dëgjon më zhurmën tipike.
  • Analizat e gjakut
  • Matjen e presionit të gjakut
  • Rezonanca magnetike ose skaneri i kokës.

Trajtimi
Trajtimi i tinitus (zhurmës në vesh) varet drejtpërdrejt nga forma e saj, nëse ajo është akute (e menjëhershme) apo kronike (e përsëritur, e shpeshtë).

Në rastin e zhurmës së veshit të formës akute (tinitus akut) rekomandohet:

Ndihma e shpejtë dhe korrekte kundrejt pacientit. Sa më herët të mjekohet një tinitus, aq më të mëdha janë mundësitë për ta shëruar atë. Strategjia e trajtimit në këtë formë përfshin këshillimin psikologjik të shpejtë dhe trajtimin mjekësor. Vetëm në këtë mënyrë mund të evitohet shfaqja e formës kronike të tij.
Trajtimi mjekësor konsiston në përdorimin e substancave që favorizojnë qarkullimin e gjakut, të vitaminave, kortizonit, të një medikamenti anestezik (me aftësi mpirëse) lokal ose terapia me oksigjen. Asnjë studim shkencor nuk jep informacion të plotë se cili trajtim është më efikas në këtë drejtim.
Alternimi i periudhave të ngacmimit me ato të pushimit (qetësisë).
Zhurma e veshit konsiderohet kronike kur nuk shfaqet forma akute e saj. Shërimi i kësaj forme është ende i pamundur në ditët e sotme.

Në rastin e zhurmës së veshit të formës kronike (tinitus kronik):

Shumë pacientë mund të jetojnë normalisht, megjithë problemin e tyre. Trajtimi nuk jep rezultat në 90% të rasteve.

Nëse prania e zhurmave në vesh ndikon negativisht në cilësinë e jetës së pacientit, është i nevojshëm angazhimi i stafit mjekësor për të menaxhuar problemin, dhe për të edukuar pacientin që të vetmenaxhojë situatën. Pikat më të rëndësishme të trajtimit konsiderohen: pranimi i këtyre zhurmave dhe lufta kundër frikës prej shfaqjes së tyre. Vetmenaxhimi i situatës konsiston në fokusimin më tepër tek ulja e shkallës së vlerësimit të zhurmës nga ana e pacientit, sesa tek vetë zhurma.

JETA ME PERSONIN QË NUK DËGJON MIRË

JETA ME PERSONIN QË NUK DËGJON MIRË

Dëmtimi i dëgjimit është njëra ndër gjendjet shëndetsore më të shpeshta. Nga miliarda njerëz në botë, njëri ndër gjashtë persona ka humbje dëgjimi. Në popullatën botërore ndër njerëzish me dëmtim dëgjimi janë njerëz të moshuar nga mosha 65 vjeçare, dhe çdo i treti ka humbje dëgjimi. Dhe perveç kësaj shumë njerëz jetojnë me dëgjim të dëmtuar dhe nuk ndërmarrin asgjë në lidhje me këtë.

Edhe pse dëmtimi i dëgjimit mund të ndodh papritur, ai më së shpeshti është proces gradual. Pa e kontrolluar preciz dëgjimin nga dita në ditë, vështirë e keni të dalloni që dëgjimi juaj është në rënie.

Normalisht, më së shpeshti familjarët dhe shoqëria e personave me dëgjim të dëmtuar janë ata të cilët shohin se si ndikon dëmtimi i dëgjimit në jetë- shumë më herët se sa vetë personi ta ketë kuptuar.

Perceptimi i sjelljes karakteristike

Ndoshta mund të vëreni kur ndokush e con zërin e pajisjeve siç është TV, radioni apo muzik player. Ndoshta e kanë të vështirë ta ndjekin bisedën kur jeni bashkë në restoran apo kafene. Ndoshta mundohen të dëgjojnë çka flasin fëmijët e vegjël.

Njerëz të tjerë vërejnë probleme kur janë në rrugë kur ka trafik- e kanë të vështirë ti kuptojnë zërat nga zhurma e makinave dhe zhurma të ndryshme. 

Nëse njihni dikend me dëgjim të dëmtuar, sigurisht do të vëreni se sjellja e tij shoqërore ka ndryshuar. Më së shpeshti këta persona tërhiqen nga aktivitetet shoqërore dhe ndjejnë turp, faj apo hidhërim. Gjithashtu mund të jenë më shumë vetëkritik, të frustruar apo depresiv. Gjithë këto sjellje mund të kenë ndikim negativ edhe tek njerëzit që i rrethojnë.

Varësia nga veshët  e huaj

Nëse kaloni një kohë të gjatë me një person që ka dëgjim të dëmtuar, do të vëreni se vazhdimisht duhet të përsërisni atë çka flisni. Shpesh do të kërkohet nga ju të spjegoni çka keni thënë, do t ë kërkohet nga ju edhe çka thonë të tjerët, kurdo qoftë ai person do të ketë nevojë..

Në njëfarë mënyre, lehtë mund të shëndroheni në veshë plotësues për ata persona.

Megjithatë, edhe pse ata mund të jetojnë me këtë situatë, sigurisht ju do të ndjeheni të lodhur deri në fund të ditës- a kjo situatë mund të vazhdoj edhe gjatë natës.

Ndërprerja e vetive të cilat nuk ndihmojnë

Mesatarisht nevojiten 8 vite për dikë me dëgjim të dëmtuar të fillojë me rehabilitim. Ajo është periudh tetë vjeçare të cilët ata persona kanë mungesë të zërave të cilët e bëjnë jetën më të pasur: e qeshura e fëmijëve, cicërima e zogjëve, zëri i valëve të detit.. etj.

Bëheni të vetëdijshëm për lodhjet e shumta që i keni bëre për të ‘përkthyer ‘ dhe ai mund të jetë hapi i parë kryesor për rehabilitimin e personit me dëgjim të dëmtuar. Duke kuptuar përkrahjen e madhe të cilën i’a jepni, ju mund të inkurajoheni të veproni në emër të të dyve.

Kur përballen me faktin që nuk dëgjojnë mirë, disa njerëz atë e mohojnë. Në këto situata është e nevojshme forca, durim dhe këmbëngulje të bindni dikë që doni ta pranojë që nuk dëgjon mirë. Mirë është të keni hyrje të qetë të kujdesshëm dhe gradual. Nëse nuk keni sukses herën e parë mos këmbëngulni- mirëpo provoni prap herën tjetër.

Pranimi i faktit se nuk dëgjon mirë është ndodhi e madhe në jetën e atij personi. Nevojitet kohë që personi ta pranojë që ka dëgjim të dëmtuar. Lajmi i mirë është se secili mund ta pranojë atë dhe me ndihmën e aparateve për dëgjim shumica dëgjojnë më mirë.

Nëse në rethin tuaj mendoni se keni person i cili nuk dëgjon mirë, rekomandojani Qendrat tona Otofon për kontrollë të dëgjimit FALAS.

Sa është i dëmshëm përdorimi i kufjeve?

Sa është i dëmshëm përdorimi i kufjeve?

Edhe pse shumë njerëz besojnë se kufjet ua kanë bërë jetën më të lehtë hulumtimet kanë treguar se ato janë të dëmshme për shëndetin e veshëve.

Për shkak të formës që kanë kufjet, në to ngecet pluhuri i cili me kohë mund të bllokojë veshët.

Përdorimi i shpeshtë dhe i gjatë i kufjeve mund të shpjerë në probleme afatgjate me veshët. Dhe sipas hulumtimeve, kufjet janë një nga shkaktarët e humbjes së dëgjimit te fëmijët dhe adoleshentët.

Dëgjimi i dëmtuar ndodh për shkak të dëmtimit të qimeve të ngopura në vesh të quajtur koklea, të cilat janë përgjegjëse për arritjen e tingullit në trurin tonë, butësisht dhe të sigurt.

Këtu do të njoftoheni me disa nga dëmet shëndetësore që shkaktohen nga kufjet.

Komplikimet dhe humbja e dëgjimit

Kur jeni duke përdorur kufjet, zëri shkon direkt në veshin tuaj. Vëllimi i tij kalon 90 decibelë që mund të dërgojë në komplikime e madje edhe në humbje graduale të dëgjimit.

Nëse vëllimi kalon 100 decibelë, dhe për 15 minuta dëgjohet muzikë, kjo gjë mund të dërgojë direkt në humbje të dëgjimit. Atëherë, nëse jeni duke përdorur kufjet, jo me çdo kusht duhet të dëgjoni muzikë me volum të lartë.

Infeksionet e veshit

Kufjet e juaja përsonale i ndani me të tjerët? Kjo lehtë mund të shkaktojë infeksione të veshit. Para se ato t’i ndani me të tjerët, sigurohuni që së pari t’i sterilizoni ose mos i huazoni fare.

Bllokimi i kalimit të ajrit në vesh

Të gjitha kompanitë që merren me prodhimin e kufjeve sigurohen që të dëgjoni muzikë me kualitet të mirë të zërit nga to. Por ne nuk jemi të vetëdijshëm që kjo mund të jetë e dëmshme. Duke i vendosur kufjet, kalimi i ajrit bllokohet dhe toni i lartë i muzikës kalon pa asnjë pengesë në veshin tonë.

Bllokimi i ajrit shumë lehtë dërgon në infeksion, dhe nga toni i lartë i zërit, në komplikime të dëgjimit. Nëse keni tinguj në vesh, kjo mbase mund të jetë nga efekti i kufjeve.

Veshët e mpirë

Studimet e fundit kanë treguar se dëgjimi i gjatë i muzikës me kufje rezulton në veshët e mpirë të cilët për një kohë kanë probleme me marrjen e zërit pasi të largohen kufjet e pastaj kthehen në normalitet. Kjo mund të dërgojë në komplikime dhe humbje totale të dëgjimit.

Dhimbja e veshëve

Njerëzit që i përdorin shumë kufjet janë të prirur të ankohen për gumëzhima në vesh dhe dhimbje të mprehtë në pjesë të caktuara të veshit.

Efektet e këqija në tru

Valët elektromagnetike që prodhohen nga kufjet mund të jenë rreziqe serioze për trurin tuaj, edhe pse nuk ka dëshmi të forta shëndetësore për këtë gjë. Disa studime kanë treguar se njerëzit që i përdorin shumë kufjet janë më të prirur të kenë probleme me trurin.

Aksidentet

Aksidentet që ndodhin çdo ditë në mesin tonë, shpeshherë janë të lidhura me përdorimin e kufjeve derisa jemi duke lëvizur në komunikacion, e që në shumë raste përfundon me fatalitet, andaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Pas gjithë këtyre efekteve të dëmshme që sjellin kufjet, secili duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj përdorimit të tyre, ose duhet të dëgjojë muzikë me volum më të ulët të zërit.

Pershtatja me aparatet e degjimit

Pershtatja me aparatet e degjimit

Shumë njerëz që përdorin aparate dëgjimi i mbajnë ato për një kohë të gjatë,  veçanërisht ato që drejtojnë një jetë aktive shoqërore.

Sidoqoftë, nëse sapo keni filluar të përdorni aparate dëgjimi ose dëshironi të filloni t’i vini ato më shpesh, periudha kalimtare mund të jetë pak e vështirë. Ashtu si të ushtroheni ose të mësoni një aftësi të re, duhet t’i kushtoni kohë edhe vendosjes së një aparati dhe t’i merrni gjërat me hapa.

Në fakt, shumica e njerëzve që fillojnë të përdorin aparatet e dëgjimit, në fillim ndjehen të mbingarkuar nga mjedisi që i rrethon. Duhet ca kohë për të stërvitur trurin në përpunimin e zërit në përputhje me rrethanat, kështu që mos u dekurajoni nëse nuk mund të mbani aparatet e dëgjimit gjatë gjithë ditës.

Gradualisht do të mësoheni  duke i mbajtur aparatet e dëgjimit gjithnjë e më shumë kohë.

A duhet t’i mbajmë aparatet e dëgjimit gjatë gjithë kohës?

Nganjëherë mbajtja e  aparateve të dëgjimit në raste të veçanta, të tilla, si kur shkoni në ndonjë darkë ose në shoqëri, mund të ketë një ndikim negativ. Mjetet e dëgjimit nuk janë lente  kontakti apo syze; ata nuk punojnë në mënyrë perfekte në momentin kur i vendosni. Ata kërkojnë një periudhë adaptimi.

Pasi pacienti të adaptohet me mbajtjen e aparatit të dëgjimit, sa më gjatë t’i mbajë ato,  aq më shumë ai do të kënaqet me to. Truri do të mësojë të përpunojë tingullin dhe të filtrojë zhurmën,  gjithashtu do të mësoheni me zërin  tuaj. Tek disa njerëz mbajtja e aparateve të dëgjimit për shumë kohë mund të duket si natyrë e dytë. Sidoqoftë, kjo kërkon praktikë dhe kohë për t’u mësuar me to.

Në fillimet e mbajtjes së aparateve të dëgjimit nuk është e këshillueshme pjesëmarrja në ahengje, party, disko, etj., sepse ngarkesa me tinguj është mjaft e lartë. Kjo është arsyeja pse një periudhë ambjentimi është e nevojshme.

Përfitimet e mbajtjes së aparateve të dëgjimit për një kohë më të gjatë

Siç u përmend më lart, përfitimi kryesor i përdorimit të aparatit të dëgjimit është: do të dëgjoni më mirë.

Kjo për shkak se jeni mësuar të dëgjoni gjithnjë e më pak me kalimin e viteve dhe kjo është arsyeja pse disa tinguj mund të mos pëlqehen në fillim.

Përdorimi gjithnjë e më shumë sjell gëzimin e tingujve të ndryshëm. Muzika do të tingëllojë më mirë, dhe bizedat do të jenë gjithnjë e më shumë të kuptueshme.

Ekziston edhe çështja e shëndetit. Shumë pjesë të trurit tonë funksionojnë mbi bazën “e përdorim  atë ose e humbasim atë”, që do të thotë se nëse aparatet e dëgjimit vihen me vonesë,  aftësia juaj për të përpunuar zërin që dëgjon, do të ulet.

Ju duhet të ushqeni me sinjale sistemin e dëgjimit në trurin tuaj për ta mbajtur këtë pjesë të trurit të shëndoshë, në të kundërt kjo pjesë e trurit do të humbasë funksionin e tij.Njerëzit e moshuar përfitojnë shumë nga përdorimi i aparateve të dëgjimit.

Duke stimuluar trurin në mënyra të ndryshme, përmirësohet shëndeti i tyre mendor. Shumë të moshuar nuk pranojnë të përdorin aparate dëgjimi, ose nuk e kuptojnë se kanë humbje dëgjimi. Ndërsa aftësia e tyre për të dëgjuar zbehet, zonat e trurit të tyre fillojnë të përkeqësohen.

Përdorimi i aparateve të dëgjimit mund të stimulojë trurin, duke e mbajtur atë të shëndetshëm dhe duke i lejuar ata që të shoqërohen dhe ndërveprojnë më mirë me botën.

Të mësohesh me aparatet e dëgjimit

Është e thjeshtë të renditësh arsyet pse duhen mbajtur pajisjet e dëgjimit, dhe  tjetër gjë është t’i mbash ato. Shumë njerëz ndjehen të irrituar kur u thuhet të mbajnë për më shumë kohë  pajisjet e tyre të dëgjimit, sidomos kur e vënë për herë të parë aparatin e dëgjimit.

Tinguj që nuk i keni dëgjuar për ca kohë mund të jenë dërrmuese, çka mund të çojë në dhëmbje koke dhe rraskapitje.

Për raste të tilla kërkohet kolaudimi i aparateve të dëgjimit. Për këtë arsye, mbi bazën e nivelit të dëgjimit në audiogramë, nëpërmjet kolaudimit, rregullohet aparati që t’i përshtatet kurbës së dëgjimit të rregjistruar në audiogramë.

Përshtatja me aparatin e dëgjimit do të vijë gradualisht. Nëse i kushtoni ca kohë mbajtjes së aparateve tuaja të dëgjimit çdo ditë, rritja e kësaj kohe do të bëhet gjithnjë e më e lehtë.

Ndjekja me audiologun tuaj është gjithashtu e rëndësishme. Ata mund t’ju japin këshilla se si t’i përdorni aparatet e dëgjimit në mënyrë më efektive, dhe ata do të sigurohen që ata po punojnë siç duhet për ju.

Nëse keni nevojë për rregullime, ato do t’ju ndihmojnë të gjeni cilësimet që funksionojnë për ju.

Duke iu përshtatur aparateve tuaja të dëgjimit, duhet t’i kushtoni vëmendje tre gjërave.

Sa kohë jeni duke i mbajtur? A po e rritni kohën tuaj të mbajtjes? Mbani shënime se sa shpesh mbani pajisjet e dëgjimit dhe për sa kohë gjatë një dite.

Nëse keni aparate dëgjimi të rimbushme, mund të bëni një pushim dhe t’i lini të ngarkohen përpara se t’i vendosni përsëri më vonë gjatë ditës.

Cfarë po dëgjon? A mund të dëgjoni tingujt e natyrës? Televizionin apo radion? Zërat e njerëzve? Filloni të vini aparatet e dëgjimit në situata të qeta  dhe më pas mbani aparatin në mjedise me zhurmë si, trafiku apo bizeda me njerëz.

Si tingëllon zëri yt? Provoni të flisni me vete herë pas here. Edhe nëse nuk ju pëlqen zëri i juaj në fillim, të folurit me veten do t’ju mësojë ta dëgjoni.

Në atë mënyrë, kur bashkoheni në biseda më vonë, zëri juaj do të tingëllojë më i njohur (OVP e bën këtë proçes sa më të lehtë).

Sa më i lumtur të jeni me aparatet e dëgjimit, aq më shumë do të doni t’i mbani ato. 

Sa kushton nje aparat degjimi!? CMIMET!

Sa kushton nje aparat degjimi!? CMIMET!

CMIMET! Pyetja më e shpeshtë e përdorusve është çmimi i aparateve te degjimit.

Nuk është befasuese sepse aparatet për dëgjim nuk janë temë kryesore dhe publiku i gjerë nuk di shumë për to. Duke e pasur parasysh situatën ekonomike dhe standartin e qytetarëve në shtet ajo është e mundshme.

Si mjet ndihmës i medicinës e cila duhet t’iu shërbej njerëzve me dëgjim të dëmtuar dhe nuk dëgjojnë mirë,

Aparatet për dëgjim, kanë dallim të madh në çmim të cilët varet nga niveli i teknologjisë, e cila është përbërë për secilin model.

Dallimi i nivelit të teknologjisë i klasifikojnë: mundësitë e secilit model të aparatit për dëgjim, dhe vetë kjo ka ndikim në çmimin e aparatit për dëgjim.

Aparatet për degjim janë prodhim i teknologjisë më bashkëkohore. Dhe gjithmonë janë një hap para gjithë prodhimeve tjera në industrinë e elektronikës.

Atë e karakterizon kërkesa për miniaturë cilësore, konsum të ulët të energjisë dhe sigurim i lartë i punës shumëvjeçare, të gjitha arritjet në elektronikë më së shpeshti  aplikohen për herë të parë në industrinë e aparateve për dëgjim.

Për shembull, tranzistori i parë në botë, për të cilën  është ndarë edhe çmimi Nobel, industrija së pari është përdorur në aparatet për dëgjim, ka pasur kërcim të madh në miniatur dhe konsum të vogël të baterive në kohën e saj. 

Për dallim nga celularët bashkëkohor, të cilat janë të njohur dhe të afërt për të gjithë.

Aparati për dëgjim është i pakrahasueshëm në madhësinë e tij të vogël dhe bateritë zgjasin më shumë, mirëpo edhe siguria në punën e saj matet me vite.

Përveç kësaj njerëzit në përgjithsi nuk e dinë që çmimi i aparatit,

në të vërtetë është shumë e shërbimit të plotë, të cilën përdoruesi e fiton për dëgjim më të mirë.

Ky shërbim fillon nga ardhja juaj në një nga Klinikat OTOFON ku së pari kryhet vizita audiologjike ku dhe në bazë të audiometrisë bëhet vlerësimi se cili model i aparatit ju përshtatet sipas shkallës së dëmtimit të dëgjimit.

Pas asaj provohen modelet e aparateve që ua propozojnë,  rregullohet aparati në përputhshmëri me shkallën e dëmtimit, në fund sipas përshtypjes së pacientit dhe ndjeshmërisë zgjedhet aparati për dëgjim i cili më së shumti përshtatet. 

Pas saj ndjeket progresi i përdoruesit në kuptimin e fjalës, analizohet progresi dhe bëhet rregullim plotësues.

Ne cmimin perfshihen shume sherbime..
  • Vizita ORL
  • Vizita Audiologjike
  • Perzgjedhja dhe pershtatja e aparatit ne baze te humbjes.
  • Testet me fjale ose fjali..
  • Kontrollet e vazhduara periodike.
  • Garancia
  • Sherbimet
  • Etj.

Aparatet e degjimit jane te personalizuar per cdo pacient. prandaj dhe cmimet vendosen ne baze te humbjes dhe moshes. Per tu informuar rreth cmimeve kontaktoni klinikat tona.. Ose vizitoni faqen otofon.al

Si të pastroni aparatet e dëgjimit? Këshilla për mirëmbajtjen

Si të pastroni aparatet e dëgjimit? Këshilla për mirëmbajtjen

Kujdesuni për aparatet e dëgjimit dhe do t’i keni për vite me radhë

  • Mbajini gjithmonë të pastra dhe të thata. Mbani aparatet tuaja të dëgjimit larg ujit dhe djersës së tepërt.

  • Për të ruajtur jetëgjatësinë e baterisë kur nuk është në përdorim, hapni derën e ndarjes së baterisë në mënyrë që bateria të mos jetë në kontakt me asnjë komponent të brendshëm.

  • Pastroni aparatet e dëgjimit çdo ditë.

  • Mos përdorni lëngje pastrimi shtëpiake, vaj ose alkool për pastrim.

  • Në kohën e gjumit, ruajini aparatet e dëgjimit në një komplet tharëse aparat dëgjimi që mund ta merrni nga profesionisti i kujdesit të dëgjimit ose audiologu juaj.

  • Sigurohuni që t’i hiqni aparatet e dëgjimit para gjumit, notit dhe dushit dhe shmangni aplikimin e produkteve ngjitëse, të tilla si llak flokësh, kur mbani aparatet e dëgjimit.

  • Është gjithashtu një ide e mirë të kontrolloni xhepat përpara se të lani rrobat në rast se i keni nxjerrë dhe i keni futur në xhep. Aparatet e dëgjimit nuk u pëlqen të kalojnë nëpër lavatriçe!

Edhe pse aparatet tona të dëgjimit janë krijuar për të qenë të përballueshëm dhe afatgjatë, ato janë ende një investim i rëndësishëm për t’u kujdesur.