SHERBIMET E OFRUARA PRANE QENDRAVE TONA

Pranë Qendrave Otofon do të gjeni një gamë të gjërë të shërbimeve që i përkushtohen aparatit akustik (veshi). Të gjitha këto shërbime janë ndërtuar në një formë të tillë që në përfundimin e tyre të krijohet një panorame e qartë mbi problematikën dhe gjenezën e këtyre problemeve, në rast se janë më shumë se një. 

Otoskopia

Është një test objektiv, përmes të cilit arrihet një vrojtim i kujdesshëm i kanalit të jashtëm të dëgjimit dhe gjendjes së përgjithshme të daulles së veshit.

Audiometri subjektive

Matja e dëgjimit e cila jep një profil edhe pse jo të plotë mbi problematikën e mundshme audiologjike.

Timpanometria

Është një test tjetër, shumë i rëndësishëm, që në vetvete, ndërton një metodë të avancuar dhe bashkëkohore, duke qenë një garanci më e madhe në diagnostikimin korrekt të çdo pamjaftueshmërie dëgjimore dhe ato të ekstra dëgjimit.

Aparate Degjimi

Beltone ka nje eksperince mbi 80 vjecare ne fushen e degjimit. Produktet tona jane nga me te vegjelit dhe me diskretet me teknologjin me te larte. Gjithashtu aparartet beltone pershtaten me cdo humbje degjii dhe stil jetese qe ju beni.

Laborator 

Masat e veshit te aparateve mbas veshit, krijimin e aparateve ne kanal si dhe masat e veshit per aparatet RIE. Ne posedojme laboratorin tone te specializuar te otoprotetikes duke ofruar cilesi ne sherbime me standarte europiane dhe me paisje te teknologjise se fundit .

Shërbimi Teknik

Me nje ekipt e kualifikuar qe eshte teresishte i familjarizuar me te gjitha problemet e lidhura me aparatet e degjimit ofrone me kujdes te gjitha riparimet e mundshme. Sherbimi i pastrimit te aparateve te degjimit, mirembajtjen dhe pastrimet rutine te tyre.

Programimi i aparateve

Programimi i aparateve digjitale zakonisht perfshine dy faza. Faza e pare ku perfshihet percakimi i parametrave te aparatit te degjimit duke perdorur nje formule ose nje procedure bazike te kompjuterizuar, zakonisht duke perdorur infromacionin nga audiogrami e cili munde te kombinohet me formulat e programimit si NAL-NL1, NAL-NL2, DSL(i/o), DSL5.0 ndersa faza e dyte perfshine rregullimin adekuat ku pershtaten karakteristikat akustike dhe auditore duke u bazuar ne preferencat e tyre individuale. Matjet Real-Ear ofrojne nje metode objektive qe sherben per vleresimin e programimit te aparateve me saktesi. Qellimi i ketyre matjeve eshte se veshet individual jane shume te ndryshem, dhe dallojne nga njeri pacient ne tjetrin dhe keto dallime kane ndikim te madhe ne te miren e aparateve qe ofrohen te individi qe i mbane ato. E vetmja menyre per te vertetuar keto ndryshime individuale behen me matjet fizike(real-ear) ne kohe reale duke kuptuar me saktesi se si tingulli i aparatit eshte i amplifikuar  per veshet tuaj.

Qendrat Otofon i gjeni ne

Otofon Tirane

Rr. Qemal Stafa Nr. 51 (Perballe Shkolles Fan Noli)

📞0689053170

Otofon Durres

Prane ambienteve te FLAGSHIP CENTER

📞068 905 3164

Otofon Durres

Rr. Kozma Naska (Perballe Shatervanit)

📞068 905 3159

Otofon Fier

Rr. Kongresi i Permetit (Tek pedonalia)

📞068 60 73568

Otofon Shkoder

Prane Bashkise Shkoter  (Godina e TV1)

📞068 9053168