SIMPTOMAT E DËMTIMIT TË DËGJIMIT

SIMPTOMAT E DËMTIMIT TË DËGJIMIT: Në bazë të përvojës sonë shumëvjeçare. këtu kemi numëruar disa situata që tregojnë se mund të ketë dëmtim të dëgjimit:

  • nuk e dëgjoni mjaftueshëm bisedën nëpërmjet telefonit,
  • nuk e dëgjoni mirë bashkëbiseduesin në ambient të zhurmshëm (psh.në kafene),
  • vështirë e ndjekni bisedën ku flasin tre apo më shumë persona,
  • bisedën e ndjekni me shumë mund,
  • ju duket se personat murmurisin dhe flasin në mënyrë të pakuptueshme,
  • shpesh kërkoni nga bashkëbiseduesi të ju përsërit fjalën,
  • me vështirësi i kuptoni fjalët e fëmijëve dhe grave,
  • zmadhoni zërin e televizorit më tepër se sa të tjerët në familje,
  • shpesh dëgjoni fishkëllim në veshë,
  • disa zëra ju duken të zhurmshëm,

DËMTIMIT TË DËGJIMIT

Paramendoni se ndodheni në një restoran të zhurmshëm. Në sfond dëgjohen enë që trokasin, karriga që trokasin në tokë, njerëz që bisedojnë dhe qeshen. Ju mundoheni të ndjekni çfarë po ndodh në tavolinën tuaj- mundin që e jepni ju lodh shumë e më shumë. Në fund aktroni sikur dëgjoni. Qeshni dhe mundoheni të dukeni të interesuar dhe qeshni me të tjerët, edhe pse ju nuk e keni kuptuar shakanë. Filloni të ndjeheni të izoluar.

Deri sa nuk dilni nga restorani, ndjeni kokëdhimbje të fortë, jeni të dëshpëruar dhe nuk doni ta përsërisni prap këtë në një të ardhme të afërt.