Mësoni rreth zhurmave në vesh “tinnitus”

A dëgjoni gumëzhima, zhurma, fishkëllima ose fëshfëritje brenda kokës suaj? Pothuajse të gjithë kanë përjetuar ndonjë lloj zhurme në vesh. Ato nisin papritur, më pas vazhdojnë pa ndërprerje ose përsëriten në intervale të caktuara dhe janë jashtë mase të pakëndshme. Në pjesën më të madhe të kohës, këta tinguj zhduken po aq shpejt sa shfaqen. Por kur kjo nuk ndodh, mjekët e quajnë tinnitus.

Shkaqet

Shkaqet e zakonshme të zhurmave tinnitus në vesh përfshijnë lëndimet e kokës dhe të qafës, ekspozimin e zgjatur ndaj zhurmave të larta dhe infeksionet në vesh. Tani ka rreth 400 gjendje shëndetësore të njohura që mund të aktivizojnë këto zhurma të vazhdueshme irrituese në vesh.

Truri ynë mund të fokusohet në tinguj të caktuar.

Shumica e personave me zhurma në vesh vuajnë kryesisht nga stresi i vazhdueshëm dhe sforcimi mendor që mund të shkaktojë kjo gjendje shëndetësore. Kjo ndodh për shkak se çdo sinjal akustik që marrin veshët tanë përpunohet dhe deshifrohet nëpërmjet kanaleve të dëgjimit dhe trurit: Nga vjen zhurma? Sa e lartë është ajo? A është një fjalë e thënë? Dhe nëse po, çfarë kuptimi ka?

Megjithëse veshët nuk mund t’i mbyllim ashtu siç mund t’i mbyllim sytë, trungu i trurit mund të të filtrojë në mënyrë të pandërgjegjshme sinjalet individuale që i klasifikojë si të pakuptimta. Për këtë arsye, për shembull, prindërit janë në gjendje të dëgjojnë të qarën e fëmijës së tyre natën, por nuk zgjohen nga dyert që përplasen.

Zgjidhje për zhurmave në vesh

Otofon ofron aparate dëgjimi që kombinojnë përmirësimin e dëgjimit me mbështetjen e terapisë për tinnitus. Duke ju ofruar amplifikim në një diapazon të prekur nga humbja e dëgjimit, ju do të dëgjoni tinguj të zakonshëm, ndërkohë që mundësisht do të perceptoni më pak zhurmë. Gjatë çasteve të qeta, ju mund të ndizni gjeneratorin e zhurmës, që mund të ndihmojë trupin tuaj të përshtatet dhe të mësojë të kompensojë tinnitus. 

Avatar for A.Shehu
1 Comments
Avatar for A.Shehu
[…] Aparatet e dëgjimit mund të jenë simbol i rritjes së moshës, por gjithashtu mund të jenë mjetet e nevojshme për një jetë më të shëndetshme dhe më të gjallë. […]
sqShqip