Qendrat e dëgjimit Otofon · Që prej 2011
Blog

Disfunksioni i tubit të Eustakut

Kur tubi që barazon presionin në veshin e mesëm nuk hapet mirë, mund të shfaqen ndjesi presioni, vesh i zënë, kërcitje ose dëgjim i përkohshëm më i dobët.

Informacioni në këtë artikull është edukativ dhe nuk zëvendëson një vlerësim mjekësor ose audiologjik.

Çfarë duhet të dini

Simptomat mund të lidhen me viroza, alergji, ndryshime presioni ose inflamacion. Nëse shqetësimi zgjat, shoqërohet me dhimbje të fortë, temperaturë, rrjedhje nga veshi ose humbje të papritur të dëgjimit, kërkohet vlerësim mjekësor.

Kur ia vlen të rezervoni kontroll?

Nëse shqetësimi vazhdon, përsëritet ose ndikon te komunikimi, një matje dëgjimi ose konsultë ORL mund të japë një përgjigje më të saktë.

Rezervo kontroll

Hapi i parë nis me një kontroll.

Rezervoni një matje dëgjimi, konsultë për aparatet ose asistencë teknike në qendrën Otofon më pranë jush.

WhatsApp Telefono