- APARATET E DEGJIMIT OTOFON
Modelet e aparatit të dëgjimit
Ofrojnë zgjidhje të personalizuara për të gjitha nivelet e humbjes së dëgjimit. Nga modelet diskrete që vendosen brenda veshit, deri te ato më të fuqishme pas veshit, ne kemi pajisje moderne që kombinojnë cilësinë e zërit me teknologjinë më të fundit për një dëgjim natyral dhe komod.
Aparatet e degjimit
Llojet e Aparateve te Degjimit
Aparate CIC (Completely-In-Canal)
janë pajisje dëgjimi që vendosen plotësisht brenda kanalit të veshit, duke ofruar diskrecion maksimal dhe një dëgjim natyral. Ato janë të përshtatshme për humbje dëgjimi të lehtë deri në mesatare dhe janë ideale për ata që kërkojnë një zgjidhje diskrete dhe komode.
Aparatet RIC (Receiver-In-Canal)
Janë të vogla dhe diskrete, me altoparlantin e vendosur në kanalin e veshit dhe pjesën kryesore pas veshit. Këto modele ofrojnë cilësi të lartë të zërit dhe janë të përshtatshme për humbje dëgjimi nga e lehtë deri në të rëndë, duke kombinuar rehati dhe performancë të avancuar.
Aparatet BTE (Behind-The-Ear)
Vendosen pas veshit dhe lidhen me një tub që dërgon zërin në vesh. Ato janë të fuqishme, të qëndrueshme dhe të përshtatshme për të gjitha nivelet e humbjes së dëgjimit, veçanërisht për humbje të moderuar deri në të rëndë. Ideale për përdoruesit që kërkojnë performancë dhe fleksibilitet.
Aparatet BTE OpenFit
Janë një variant i aparateve pas veshit, që përdorin një tub të hollë dhe një kupë të hapur për të vendosur në vesh. Ky dizajn lejon që tingujt natyralë të kalojnë lirshëm, duke reduktuar ndjesinë e bllokimit në vesh. Ato janë ideale për humbje dëgjimi të lehtë deri në mesatare dhe ofrojnë rehati të lartë dhe pamje diskrete.
Dëgjo më mirë, përmirësoni jetën tuaj.
Problemi
Humbja e dëgjimit shfaqet pak e nga pak ndërsa truri mësohet të mos dëgjojë frekuenca ose tinguj të caktuar. Këtë ekspertët e quajnë “privim të dëgjimit”. Zakonisht, njerëzit që preken prej tij nuk e vënë re fare. Mirëpo sa më vonë të kujtohet truri për frekuencat e humbura prej kohësh me ndihmën e aparatit të dëgjimit, aq më shumë kohë i duhet personit të arrijë t’i perceptojë dhe t’i pranojë ato përsëri me volumin e tyre normal.
Zgjidhja
Një aparat dëgjimi është një pajisje elektronike e veshur brenda ose pas veshit për të përforcuar zërin dhe për të ndihmuar përdoruesit të dëgjojnë më mirë në të gjitha mjediset e ndryshme. Të gjitha aparatet e dëgjimit ne Otofon janë dixhitale dhe te teknologjise se fundit, që do të thotë se ato ofrojnë një përvojë dëgjimi të personalizuar dhe mund të përshtaten lehtësisht me mjedisin tuaj.
-
Teknologjik
-
I personalizuar
-
Estetik
-
Teper funksional
Cilin aparat dëgjimi të zgjidhni?
Zgjedhja e një aparati dëgjimi është një hap i rëndësishëm. Për shkak se çdo person është i ndryshëm, zgjedhja juaj duhet të marrë parasysh një zgjidhje që i përshtatet stilit të jetesës dhe llojit të humbjes së dëgjimit. Ejani tek ne për një kontroll, audioprotezistet tanë do t’ju shoqërojnë në një udhëtim të personalizuar për të gjetur zgjidhjen më të përshtatshme për mirëqenien tuaj të dëgjimit.
Aparate degjimi cilësi nga Beltone dhe Widex
Kjo është arsyeja pse, kur zgjidhni Otofon, ju merrni më shumë sesa thjesht një aparat dëgjimi. Ju merrni një partner për kujdesin e dëgjimit në krah në çdo hap të rrugës para, gjatë dhe pas blerjes.
- Aparatet e dëgjimit DIGITAL
Aparatet e dëgjimit DIGITAL janë teknologjia më e sofistikuar e aparatit të dëgjimit.
Teknologjia dixhitale i jep auditologut kontrollin maksimal mbi cilësinë e zërit dhe karakteristikat e përpunimit të zërit, në mënyrë që të sigurojë kuptimin maksimal të të folurit.
Çfarë pritet nga një aparat dëgjimi
Për sa i përket javëve të para me aparatin e dëgjimit, e rëndësishme është të bëni durim. Do të ketë një periudhë përshtatjeje ndërsa mësoheni sërish me dëgjimin.
Ja disa këshilla për ju:
- Jepini veshëve dhe trurit tuaj pak kohë për t'u mësuar përsëri me dëgjimin.
- Mbani rregullisht aparatet e dëgjimit.
- Praktikoni në vende më të qeta, më pas zhvendosuni në situata më të zhurmshme.
- Lexoni me zë të lartë për t'u mësuar sërish të dëgjoni zërin tuaj.
- Filloni me zërat e familjarëve ose të miqve – ata që janë zëra të njohur.
- Mbani shënim çdo gjë që mund të doni të personalizoni për përvojën tuaj të dëgjimit, në mënyrë që t'i diskutoni ato me specialistin otojatër.