Audiometria (Testi i dëgjimit)

Audiometria përfshin teste të ndryshme të ekzaminimit të aftësisë së dëgjimit, dhe përcaktimit të formës dhe shkallës së dëmtimit të dëgjimit (shurdhësinë). Më së shumti përdoret audiometria tonale, megjithatë ka edhe mjaft metoda të tjera për të testuar dëgjimin.

A është e nevojshme përgatitja e pacientit para ekzaminimit?

Audiometria nuk ka nevojë për përgatije të vecantë nga ana e pacientit përpara ekzaminimit.

Çfarë shpjegimi nevojitet para ekzaminimit?

Para se të behët audiometria, mjeku specialist i ORL-së paraprakisht, kryen një sërë kontrollesh për të përjashtuar shkaqet e tjera si shkak i humbjes së dëgjimit, si dylli i veshit, otiti i mesëm ose trupat e huaj.

Si kryhet audiometria

Në audiometri përdoren teste të ndryshme dëgjimi. 

Ndër më të shpeshtat janë:

  • Audiometria tonale (në rrugë ajrore): me anë të kufjeve të lidhura me audiometrin, dëgjohet një tingull i vetëm, në frekuenca të ndryshme, duke u pasuar me rritje graduale të volumit. Sapo tingulli të dëgjohet, pacienti sinjalizon (për shembull, duke shtypur një buton). Kjo përcakton pragun e dëgjimit në valët e frekuencave të ndryshme dhe e tregon atë grafikisht si një kurbë dëgjimi (audiogramë).
  • Audiometria në rrugë kockore: Kjo lloj matje është si audiometria tonale, vetëm se gjeneruesi i tonit vendoset direkt pas veshit në kockë. Tingujt transmetohen nëpërmjet kockave drejtpërdrejt në veshin e brendshëm (përçueshmëri kockore). Duke krahasuar të dyja matjet, mund të përcaktohet nëse shkaku i humbjes së dëgjimit gjendet në veshin e mesëm apo në veshin e brendshëm.
  • Audiometria e të folurit: Në kufje trasmetohen fjalë dhe numra në volume të ndryshme, të cilat më pas duhet të riprodhohen. Kjo përcakton si pragun e dëgjimit (në cilin volum ka dëgjuar) fjalët që ka dëgjuar dhe kuptimin e tyre. Ky studim është veçanërisht i rëndësishëm në përshtatjen e aparatit të dëgjimit. Prezantimi grafik i kuptueshmërisë së fjalës quhet audiograma e fjalës.
  • Audiometria e tonit të pragut: Kjo përdoret për të testuar nëse tingujt në njërin vesh dëgjohen më fort ose më butë se në veshin tjetër. Kjo ndodh në raste të dëmtimit të dëgjmit nga zhurmat e larta ose në shurdhërinë e lidhur me moshën, kur qelizat shqisore të organit të dëgjimit në veshin e brendshëm janë dëmtuar.
  • Audiometria me potenciale të evokuara-ABR (Potenciali i evokuar auditiv): kjo metodë mundëson matjen e përgjigjes elektrike të qendrës dëgjimore në tru, dhe nuk kërkon pjesëmarrje aktive të pacientit. Për këtë arsye, është veçanërisht e dobishme në foshnjat ose në pacientët të cilët nuk mund të japin shenja, p.sh. pacientët në koma. Kjo metodë mbështetet në aktivizimin e qendrës së dëgjimit në tru me anë të stimujve akustikë. Ky ndryshim në aktivitetin e trurit matet me elektroda në lëkurën e kokës.
  • Audiometria me anë të lojës: Testi i dëgjimit për fëmijët e moshës 2- 4 vjec, ku nuk vlerësohet vetëm dëgjimi, por edhe gjendja e zhvillimit të aftësisë dëgjimore. Ky lloj testi kryhet me anë të një loje formuese me kuba. Për çdo ton të dëgjuar, fëmija duhet të vendosë një kub formues mbi tjetrin.
  • Teknika e Emetimit Otoakustik (OAE): Qelizat dëgjimore në veshin e brendshëm normalisht gjenerojnë valë shumë të dobëta. Këto, të ashtuquajtura, emetime otoakustike, mund të maten nga jashtë me mikrofona shumë të ndjeshëm. Nëse janë të pranishmë emetimet otoakustike, jemi të sigurtë që nuk ka dëmtime të dëgjimit.Ky test dëgjimi është veçanërisht i përshtatshëm për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, dhe zgjat vetëm disa sekonda.

Kur këshillohet të kryhet audiometria?

Testet e ndryshme të audiometrisë përdoren për të përcaktuar tipin e çrregullimit të dëgjimit dhe shkallën e dëmtimit të dëgjimit në të. Përveç kësaj, mund të përcaktohet vendndodhja e saktë e dëmtimit si: veshi i mesëm, veshi i brendshëm, nervi i dëgjimit apo qendra dëgjimore në tru.

Shkaqet më të shpeshta që kërkojnë kryerjen e një ekzaminimi të tillë janë:

  • Dëmtimet e dëgjimit (të lindura, humbje akute e dëgjimit, humbje e dëgjimit nga zhurmat e larta, humbje e dëgjimit me avancimin e moshës, etj.)
  • Testi i dëgjimit për të porsalindurit, në mënyrë që të diagnostikohen sa më herët rastet me dëmtim të dëgjimit
  • Vendosja e aparatit të dëgjimit.

A paraqet audiometria efekte anësore?

Testet e ndryshme të audiometrisë janë pa dhimbje dhe pa risqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkepuntoret

Follow Us

© Degjimi.al 2023

Ploteso Formularin

Na kontaktoni

Plotesoni formularin dhe na shkruani. 

Ose mund te na vizitoni ne Qendrat tona.

Rr. Qemal Stafa Nr.51 – Tirane

ose Qendra Otofon prane Bashkise Shkoder.