PËRSE DUHET VAZHDIMISHT TA TESTONI DËGJIMIN TUAJ

PËRSE DUHET VAZHDIMISHT TA TESTONI DËGJIMIN TUAJ

Përderisa e pyesni veten pse duhet ta testoni dëgjimin tuaj, duhet të dini se tek njerëzit me dëmtim të dëgjimit është e nevojshme koha që të merren masa që të arrihen rezultate më të mira.

Studimet tregojnë se çdo person i 5 mbi 55 vjeç ka vështirësi në dëgjim, me kalimin e kohës zmadhohen numri në çdo të 3 person. Dëgjimi i mirë bën dallimin e shumë situatave në komunikacion me familjarët dhe miqtë, deri sa shikoni televizion. pjesëmarrja në komunikacion etj. Para disa dekadave gjithashtu ka egzistuar paragjykim për njerëzit me syza dhe janë gjendur në situata të palakmueshme,kurse sot mbajtja e syzeve është normale.

A do të shurdhohem nëse nuk mbaj aparat dëgjimi?

Kjo pyetje më së shumti i’u parashtrohet audiologëve tanë. Përgjigjja është “jo” nëse keni dëmtim të dëgjimit dhe vendosni të mos mbani aparat dëgjimi egziston mundësia të shurdhoheni. E vërteta është se te personat që është vërtetuar dëmtim i dëgjimit ajo është gjendje e përhershme e cila realisht nuk mund të pritet përmirësim.  

Rreziqet e kujtesës

Dëmtimi i dëgjimit nuk e godet vetëm cilësinë e e jetesës, mirëpo ndikon edhe në aftësinë e trurit të kujtoj zërat e përditshëm. Kur nervi i dëgjimit e humb funksionin e tij dhe nuk mund të përçoj me efikasitet zërat në tru atëherë me kalimin e kohës truri fillon ti harrojë zërat dhe aftësinë për ti kuptuar. Sa më shumë njerëzit refuzojnë të mbajnë aparate për dëgjim aq më të vështirë do ta ketë truri të mësohet me aparate për dëgjim, ndërsa sa më herët filloni të mbani aparate për dëgjim mundësit për sukses janë më të mëdha.

Tinitus (Zhurma në vesh)

Tinitus (Zhurma në vesh)

Tinitus

Tinitus është perceptimi subjektiv i një tingulli ose zhurme, në mungesë të një tingulli ose zhurme të jashtme reale, korresponduese. Tinitus nuk përfaqëson një sëmundje, por simptomën (shenjën) e një sëmundjeje.

Shkaqet
Më parë mendohej se tinitus (zhurma në vesh) shkaktohej nga një problem i furnizimit me gjak të veshit të brendshëm. Më pas, shkencëtarët zbuluan se ai nuk shfaqej në veshin e brendshëm, por në tru. Shkaqet e dëmtimit të përbërësve të nervit të dëgjimit janë të shumtë. Në varësi të dëmtimit, zhurma në vesh mund të jetë e përkohshme ose e qëndrueshme.

Në shfaqejen e tinitusit mund të ndikojnë situatat e mëposhtme:

  • Çrregullimet e veshit të mesëm, ku përfshihen: grumbullimi i dyllit, trupat e huaj, shpimi i membranës timpanike, inflamacioni i tubit të Eustakit, etj.
  • Çrregullimet e veshit të brendshëm, ku përfshihen: traumat e lidhura me dëgjimin (siç ndodh në rastin e diskotekave, kufjeve, udhëtimit me automjet me xhama të hapura), përdorimi i medikamenteve toksike.
  • Prania e stresit
  • Sëmundja Menier
  • Shurdhimi i papritur
  • Çrregullimet e dëgjimit të lidhura me moshën
  • Ngurtësimi i kanalit të veshit (otoskleroza)
  • Anomalitë e enëve të gjakut
  • Prania e tumoreve në rrugët e dëgjimit
  • Faktorët e jashtëm të lidhur me veshin, si problemet e apartatit lokomotor (nofulla, muskulatura e qafës, shtylla kurrizore), diabeti, presioni i gjakut shumë i lartë ose shumë i ulët (hipertensioni ose hipotensioni arterial).

Simptomat
Pacienti me tinitus (zhurmë në vesh) paraqet këto simptoma:

Tinguj ose zhurma të ndryshme, të tipit fishkëllima ose zukatje
Tingujt ose zhurmat mund të jenë të vazhdueshme, të ndërprera, të ndryshueshme, dhe me shpeshtësi të ndryshme.
Shpesh ankon për ulje të dëgjimit
Ndonjëherë pacienti paraqet marrje mendsh

Diagnoza
Diagnoza e tinitus (zhurmës në vesh) përcaktohet nga mjeku specialist otojatër (ORL- otorinolaringolog), i cili bazohet në:

  • Simptomat e pacientit dhe të dhënat e hollësishme rreth mënyrës dhe kohës së shfaqjes së tyre
  • Egzaminimin e hollësishëm me sy të lirë të qafës, hundës dhe të veshëve
  • Vlerësimin e saktë të shkallës së dëgjimit (audiometria)
  • Kontrollin e ekuilibrit
  • Përcaktimin e aftësisë së maskimit të zhurmës: pacienti dëgjon tinguj të ndryshëm dhe tregon kur ai nuk e dëgjon më zhurmën tipike.
  • Analizat e gjakut
  • Matjen e presionit të gjakut
  • Rezonanca magnetike ose skaneri i kokës.

Trajtimi
Trajtimi i tinitus (zhurmës në vesh) varet drejtpërdrejt nga forma e saj, nëse ajo është akute (e menjëhershme) apo kronike (e përsëritur, e shpeshtë).

Në rastin e zhurmës së veshit të formës akute (tinitus akut) rekomandohet:

Ndihma e shpejtë dhe korrekte kundrejt pacientit. Sa më herët të mjekohet një tinitus, aq më të mëdha janë mundësitë për ta shëruar atë. Strategjia e trajtimit në këtë formë përfshin këshillimin psikologjik të shpejtë dhe trajtimin mjekësor. Vetëm në këtë mënyrë mund të evitohet shfaqja e formës kronike të tij.
Trajtimi mjekësor konsiston në përdorimin e substancave që favorizojnë qarkullimin e gjakut, të vitaminave, kortizonit, të një medikamenti anestezik (me aftësi mpirëse) lokal ose terapia me oksigjen. Asnjë studim shkencor nuk jep informacion të plotë se cili trajtim është më efikas në këtë drejtim.
Alternimi i periudhave të ngacmimit me ato të pushimit (qetësisë).
Zhurma e veshit konsiderohet kronike kur nuk shfaqet forma akute e saj. Shërimi i kësaj forme është ende i pamundur në ditët e sotme.

Në rastin e zhurmës së veshit të formës kronike (tinitus kronik):

Shumë pacientë mund të jetojnë normalisht, megjithë problemin e tyre. Trajtimi nuk jep rezultat në 90% të rasteve.

Nëse prania e zhurmave në vesh ndikon negativisht në cilësinë e jetës së pacientit, është i nevojshëm angazhimi i stafit mjekësor për të menaxhuar problemin, dhe për të edukuar pacientin që të vetmenaxhojë situatën. Pikat më të rëndësishme të trajtimit konsiderohen: pranimi i këtyre zhurmave dhe lufta kundër frikës prej shfaqjes së tyre. Vetmenaxhimi i situatës konsiston në fokusimin më tepër tek ulja e shkallës së vlerësimit të zhurmës nga ana e pacientit, sesa tek vetë zhurma.

Pershtatja me aparatet e degjimit

Pershtatja me aparatet e degjimit

Shumë njerëz që përdorin aparate dëgjimi i mbajnë ato për një kohë të gjatë,  veçanërisht ato që drejtojnë një jetë aktive shoqërore.

Sidoqoftë, nëse sapo keni filluar të përdorni aparate dëgjimi ose dëshironi të filloni t’i vini ato më shpesh, periudha kalimtare mund të jetë pak e vështirë. Ashtu si të ushtroheni ose të mësoni një aftësi të re, duhet t’i kushtoni kohë edhe vendosjes së një aparati dhe t’i merrni gjërat me hapa.

Në fakt, shumica e njerëzve që fillojnë të përdorin aparatet e dëgjimit, në fillim ndjehen të mbingarkuar nga mjedisi që i rrethon. Duhet ca kohë për të stërvitur trurin në përpunimin e zërit në përputhje me rrethanat, kështu që mos u dekurajoni nëse nuk mund të mbani aparatet e dëgjimit gjatë gjithë ditës.

Gradualisht do të mësoheni  duke i mbajtur aparatet e dëgjimit gjithnjë e më shumë kohë.

A duhet t’i mbajmë aparatet e dëgjimit gjatë gjithë kohës?

Nganjëherë mbajtja e  aparateve të dëgjimit në raste të veçanta, të tilla, si kur shkoni në ndonjë darkë ose në shoqëri, mund të ketë një ndikim negativ. Mjetet e dëgjimit nuk janë lente  kontakti apo syze; ata nuk punojnë në mënyrë perfekte në momentin kur i vendosni. Ata kërkojnë një periudhë adaptimi.

Pasi pacienti të adaptohet me mbajtjen e aparatit të dëgjimit, sa më gjatë t’i mbajë ato,  aq më shumë ai do të kënaqet me to. Truri do të mësojë të përpunojë tingullin dhe të filtrojë zhurmën,  gjithashtu do të mësoheni me zërin  tuaj. Tek disa njerëz mbajtja e aparateve të dëgjimit për shumë kohë mund të duket si natyrë e dytë. Sidoqoftë, kjo kërkon praktikë dhe kohë për t’u mësuar me to.

Në fillimet e mbajtjes së aparateve të dëgjimit nuk është e këshillueshme pjesëmarrja në ahengje, party, disko, etj., sepse ngarkesa me tinguj është mjaft e lartë. Kjo është arsyeja pse një periudhë ambjentimi është e nevojshme.

Përfitimet e mbajtjes së aparateve të dëgjimit për një kohë më të gjatë

Siç u përmend më lart, përfitimi kryesor i përdorimit të aparatit të dëgjimit është: do të dëgjoni më mirë.

Kjo për shkak se jeni mësuar të dëgjoni gjithnjë e më pak me kalimin e viteve dhe kjo është arsyeja pse disa tinguj mund të mos pëlqehen në fillim.

Përdorimi gjithnjë e më shumë sjell gëzimin e tingujve të ndryshëm. Muzika do të tingëllojë më mirë, dhe bizedat do të jenë gjithnjë e më shumë të kuptueshme.

Ekziston edhe çështja e shëndetit. Shumë pjesë të trurit tonë funksionojnë mbi bazën “e përdorim  atë ose e humbasim atë”, që do të thotë se nëse aparatet e dëgjimit vihen me vonesë,  aftësia juaj për të përpunuar zërin që dëgjon, do të ulet.

Ju duhet të ushqeni me sinjale sistemin e dëgjimit në trurin tuaj për ta mbajtur këtë pjesë të trurit të shëndoshë, në të kundërt kjo pjesë e trurit do të humbasë funksionin e tij.Njerëzit e moshuar përfitojnë shumë nga përdorimi i aparateve të dëgjimit.

Duke stimuluar trurin në mënyra të ndryshme, përmirësohet shëndeti i tyre mendor. Shumë të moshuar nuk pranojnë të përdorin aparate dëgjimi, ose nuk e kuptojnë se kanë humbje dëgjimi. Ndërsa aftësia e tyre për të dëgjuar zbehet, zonat e trurit të tyre fillojnë të përkeqësohen.

Përdorimi i aparateve të dëgjimit mund të stimulojë trurin, duke e mbajtur atë të shëndetshëm dhe duke i lejuar ata që të shoqërohen dhe ndërveprojnë më mirë me botën.

Të mësohesh me aparatet e dëgjimit

Është e thjeshtë të renditësh arsyet pse duhen mbajtur pajisjet e dëgjimit, dhe  tjetër gjë është t’i mbash ato. Shumë njerëz ndjehen të irrituar kur u thuhet të mbajnë për më shumë kohë  pajisjet e tyre të dëgjimit, sidomos kur e vënë për herë të parë aparatin e dëgjimit.

Tinguj që nuk i keni dëgjuar për ca kohë mund të jenë dërrmuese, çka mund të çojë në dhëmbje koke dhe rraskapitje.

Për raste të tilla kërkohet kolaudimi i aparateve të dëgjimit. Për këtë arsye, mbi bazën e nivelit të dëgjimit në audiogramë, nëpërmjet kolaudimit, rregullohet aparati që t’i përshtatet kurbës së dëgjimit të rregjistruar në audiogramë.

Përshtatja me aparatin e dëgjimit do të vijë gradualisht. Nëse i kushtoni ca kohë mbajtjes së aparateve tuaja të dëgjimit çdo ditë, rritja e kësaj kohe do të bëhet gjithnjë e më e lehtë.

Ndjekja me audiologun tuaj është gjithashtu e rëndësishme. Ata mund t’ju japin këshilla se si t’i përdorni aparatet e dëgjimit në mënyrë më efektive, dhe ata do të sigurohen që ata po punojnë siç duhet për ju.

Nëse keni nevojë për rregullime, ato do t’ju ndihmojnë të gjeni cilësimet që funksionojnë për ju.

Duke iu përshtatur aparateve tuaja të dëgjimit, duhet t’i kushtoni vëmendje tre gjërave.

Sa kohë jeni duke i mbajtur? A po e rritni kohën tuaj të mbajtjes? Mbani shënime se sa shpesh mbani pajisjet e dëgjimit dhe për sa kohë gjatë një dite.

Nëse keni aparate dëgjimi të rimbushme, mund të bëni një pushim dhe t’i lini të ngarkohen përpara se t’i vendosni përsëri më vonë gjatë ditës.

Cfarë po dëgjon? A mund të dëgjoni tingujt e natyrës? Televizionin apo radion? Zërat e njerëzve? Filloni të vini aparatet e dëgjimit në situata të qeta  dhe më pas mbani aparatin në mjedise me zhurmë si, trafiku apo bizeda me njerëz.

Si tingëllon zëri yt? Provoni të flisni me vete herë pas here. Edhe nëse nuk ju pëlqen zëri i juaj në fillim, të folurit me veten do t’ju mësojë ta dëgjoni.

Në atë mënyrë, kur bashkoheni në biseda më vonë, zëri juaj do të tingëllojë më i njohur (OVP e bën këtë proçes sa më të lehtë).

Sa më i lumtur të jeni me aparatet e dëgjimit, aq më shumë do të doni t’i mbani ato.