Mësoni rreth humbjes së dëgjimit

Humbja e dëgjimit fillon në mënyrë graduale.

Humbja e dëgjimit shfaqet pak e nga pak ndërsa truri mësohet të mos dëgjojë frekuenca ose tinguj të caktuar. Këtë ekspertët e quajnë “privim të dëgjimit”. Zakonisht, njerëzit që preken prej tij nuk e vënë re fare.

Mirëpo sa më vonë të kujtohet truri për frekuencat e humbura prej kohësh me ndihmën e aparatit të dëgjimit, aq më shumë kohë i duhet personit të arrijë t’i perceptojë dhe t’i pranojë ato përsëri me volumin e tyre normal. 

Jo të gjitha humbjet e dëgjimit janë të ngjashme. Ka shumë gradë të “dëgjimit të mirë” dhe “shurdhërisë thuajse të plotë”.  

Shpesh, specialistët otojatër bëjnë dallimin ndërmjet niveleve të humbjeve të dëgjimit sipas termave i lehtë, mesatar, i rëndë dhe humbje e plotë e dëgjimit.

Matja e humbjes së dëgjimit
 

E folura jonë përbëhet nga tone dhe tinguj me volume të ndryshme dhe në diapazone frekuencash të ndryshme. “Banania e të folurit” është një paraqitje vizuale e këtyre tingujve në formën e bashkëtingëlloreve, zanoreve, bashkëtingëllore të qeta në një audigram.

Specialistët përdorin këto matje audiometrike për të llogaritur humbjen specifike të dëgjimit te personi dhe për të zgjedhur një aparat dëgjimi të përshtatshëm.

Personat me dëgjim normal mund të dëgjojnë dhe të kuptojnë të gjithë spektrin e të folurit.

Për personat me humbje të dëgjimit, historia ndryshon: në varësi të gradës së humbjes së dëgjimit, ata mund të mos jenë më në gjendje të dëgjojnë tone të larta (si cicërimat e zogjve ose fëshfërimat e gjetheve) ose mund ta kenë të vështirë të ndjekin telefonatat ose bisedat.

Dëgjimi juaj është i rëndësishëm. 

Humbja e dëgjimit shoqërohet me rreziqe të mundshme ndaj shëndetit dhe pengesa në përjetimin e përditshmërisë siç do të bënit po të kishit dëgjim normal.

Humbja e dëgjimit mund të shkaktojë shumë emocione negative të ndryshme, qoftë kjo për shkak të ndjenjës së ankthit që do të humbni informacion të rëndësishëm ose prej sikletit që nuk jeni në gjendje të dëgjoni familjarët tuaj kur flasin

Humbja e dëgjimit është identifikuar si një faktor i rëndësishëm i rrezikut të izolimit socialatrofisë së trurit dhe zhvillimit të demencës sidomos te personat e moshuar.

Kërkimet kanë treguar se humbja e dëgjimit e lënë patrajtuar lidhet me shtimin e gjasave për t’u rrëzuar dhe lëndime të ngjashme.

Jetesa me humbje dëgjimi të paasistuar mund të shtojë më tepër shqetësimin kundrejt gjërave që më parë ishin veprimtari të thjeshta të përditshme. 

sqShqip