Ngrënia në restorant për një person që mban aparat dëgjimi

Dreka apo darka në një restorant për një person që mban aparat dëgjimi

Ngrënia me miqtë, familjen apo kolegët është pjesë e jetës, por duhet siguruar një përvojë e këndshme edhe për personin që mban një aparat dëgjimi. Për fat të mirë, ka disa mënyra për të siguruar që ky person  të marrë pjesë në bisedën me miqtë pa përdorur shikimin.

Para se të planifikoni ndonjë drekë apo darkë, është e rëndësishme të siguroheni që partnerët tuaj të jenë mikpritës dhe mirëkuptues. Koha juaj është e vlefshme dhe ju nuk duhet ta shpenzoni atë me njerëz që nuk e vlerësojnë vështirësinë tuaj.

Megjithatë, shumë faktorë të tjerë mund të mos ju japin kënaqësi në drekën apo darkën tuaj. Edhe njerëzit pa humbje dëgjimi mund të ndihen të shqetësuar në një tavolinë gjigande me shumë njerëz, ndoshta edhe të panjohur. Këtu janë disa këshilla se si të siguroheni që përvoja juaj në ngrënie të jetë e këndshme.

  • Zgjidh një tavolinë në pjesën më të mirë të restorantit

Zhurma e mjedisit rrethues mund ta bëjë të vështirë për ata që kanë humbje dëgjimi të analizojnë se çka po thotë partneri i tyre gjatë bizedës. Megjithëse mjetet moderne të dëgjimit sigurojnë një kuptim të shkëlqyer të fjalës në zhurmë, të gjithë preferojmë të dëgjojmë partnerët tanë të bisedës pa shumë zhurmë rreth nesh.

Aparatet moderne të dëgjimit janë ndërtuar në një mënyrë të tillë që të ndihmojnë plotsisht personin bartës të aparatit të dëgjimit që të qëndrojë normalisht në mjedise të tilla

  • Përpiquni të gjeni një vend me ndriçim të mirë

Për shumë njerëz që nuk dëgjojnë, duke parë lëvizjen e buzëve të një personi tjetër, mund t’i ndihmojnë ata të kuptojnë atë që po thonë. Ndërsa aparatet e dëgjimit transmetojnë zërin me saktësi, kombinimi i komunikimit pamor dhe të dëgjimit është një instinkt natyror për ne. Megjithatë, mund të jetë e vështirë të shikoni fytyrën e personit tjetër nëse ka ndriçim të zbehtë, ose shumë dritë.

Mundohuni të zgjidhni një tavolinë me ndriçim të mjaftueshëm, në mënyrë që të shihni fytyrën e partnerit tuaj të ngrënies, duke e bërë më të lehtë për të komunikuar me ta permes pamjes, përveç tingullit nga aparatet e dëgjimit. Nëse mundeni, bëni rezervim në një restorant të qetë.

  • Darka në grupe të vogla

Për arsye të zhurmës në një restorant të madh, përpiquni të hani në grupe të vogla. Kjo do t’i bëjë gjërat më të lehta për ju, dhe partnerët tuaj të ngrënies mund të kënaqen edhe më shumë. Nëse e gjeni veten në një grup të madh, kërkoni me edukatë që të flasin një nga një.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkepuntoret

Follow Us

© Degjimi.al 2023

Ploteso Formularin

Na kontaktoni

Plotesoni formularin dhe na shkruani. 

Ose mund te na vizitoni ne Qendrat tona.

Rr. Qemal Stafa Nr.51 – Tirane

ose Qendra Otofon prane Bashkise Shkoder.