Duhanpirja ndikon në humbjen e dëgjimit

Një studim i ri ka zbuluar se duhanpirja mund të rrisë shanset që të shurdhoheni.

Kërkuesit nga Qendra Kombëtare japoneze për Shëndetin Global dhe Mjekësinë ka zbuluar se ky ves mund të rrisë deri në 60 përqind rrezikun që të humbisni dëgjimin.

Në studim, u analizuan 50 mijë persona për një periudhë tetë vjeçare. Kërkuesit shikuan mënyrën e jetesës, checkup-in mjekësor dhe kryen testime audio tek pjesëmarrësit.

Rezultatet treguan që ka 20-60 përqind më shumë rrezik që të shurdhoheni tek duhanpirësit sesa te personat që nuk e përdorin.

“Studimi ynë provon që duhanpirja është një faktor kryesor për humbjen e dëgjimit. Këto rezultate na sugjerojnë që nevojitet një kontroll tjetër ndaj duhanit në mënyrë që të ndalojë humbjen e dëgjimit”, tha drejtuesi i studimit, Huanhuan Hu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkepuntoret

Follow Us

© Degjimi.al 2023

Ploteso Formularin

Na kontaktoni

Plotesoni formularin dhe na shkruani. 

Ose mund te na vizitoni ne Qendrat tona.

Rr. Qemal Stafa Nr.51 – Tirane

ose Qendra Otofon prane Bashkise Shkoder.