Mbrojtja e aparateve të dëgjimit në kohë të nxehtë
Pavarësisht nëse planifikoni një udhëtim në plazh apo koha është e nxehtë , këtu janë disa mënyra që mund të kujdeseni për aparatet tuaja të dëgjimit:
- Paisuni me një dehumidifikues. Koha e nxehtë shkakton djersitje dhe thjesht tharja e aparateve të dëgjimit gjatë natës, mund të mos jetë e mjaftueshme. Dehumidifikuesit mund të jenë një mënyrë e mirë për të siguruar që aparatet tuaja të dëgjimit të qëndrojnë të thatë.
- Mbani gjithnje me vete një kuti ruajtjeje (kutinë e aparatit). Kutia do të mbrojë aparatet tuaja të dëgjimit nga rëra dhe uji, gjë që është e domosdoshme nëse planifikoni të shkoni në plazhë.
- Mos i lini aparatet tuaja të dëgjimit në diell. Ju patjetër duhet të hiqni aparatet tuaja të dëgjimit nëse doni të notoni. Lënia e tyre në diell dëmton bateritë dhe dhomëzën e baterisë.
- Pastroni aparatet tuaja të dëgjimit pas përdorimit. Veshët mbledhin shumë djersë, çka ngarkon me lagështirë aparatet tuaja të dëgjimit . Sigurohuni që të fshini dhe pastroni aparatet e dëgjimit në fund të ditës.
- Shmangni lënien e aparatit tuaj të dëgjimit në makinë. Automjeti juaj mund të nxehet shumë kur bie dielli përvëlues mbi të, kështu që aparatet e dëgjimit nuk duhen lënë në makinë, sepse mund të dëmtohen në mënyrë të pariparueshme.
- Thani veshët pas banjës. Pasi të jeni larë, kontrolloni dy herë veshët para se të vendosni aparatin e dëgjimit. Prisni sa të thahet koka dhe veshët.
- Pastroni aparatet tuaja të dëgjimit në mënyrë profesionale. Pas çdo udhëtimi të gjatë, ose kthimit nga plazhi, kontrolloni aparatin te specialisti i dëgjimit për dëmtime që mund të ketë pësuar aparati.